“Na shqiptarët kështu jemi”, trajneri i Superligës reagon pas shkarkimit të Veselinovic: Kemi trajnerët tanë, por i besojmë këtyre që vijnë vetëm për lekë

Shkarkimi i Aleksandar Veselinovic nga posti i trajnerit të Partizanit solli reagime të shumta. Një nga më të revolutarit ishte ish-i i kuq, Vangjel Zguro, por të tjera reagime kanë ardhur edhe nga Kosova.

Në një nga lajmet e publikuara në faqen e “Newsport.al”, trajneri i mirënjohur shqiptar, Tahir Batatina ka komentuar shkarkimin e Veselinovic. “Timonieri” i ekipit të Llapit në Superligën e Kosovës thotë se shqiptarët u besojnë njerëzve pa nivel për postin e trajnerit dhe jo trajnerëve tanë.

“Po na shqiptarët kështu jemi, nuk ju besojmë njerëzve tonë dhe marrim ksi niveli trajnerësh. Në Shqipëri dhe Kosovë i ke shumë ma cilësorë me dhjetra dhe ju japim hapësirë këtyre që vinë vetëm për lekë dhe nuk kanë ndjenja për fanellat e klubeve shqiptare”, shkruan Batatina në koment.

“Na shqiptarët kështu jemi”, trajneri i Superligës

Komenti i Tahir Batatinës
Lajme të tjera |  Milani TRONDITET pak ditë para finales, titullari i kuqezinjve lë fushën i dëmtuar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us