“Na thonë që jemi të dënuar me grupin në Europian, por do të japin zemrën në fushë”, Asllani: Jam në një nga klubet më të mira në botë

Kristjan Asllani ka dhënë një intervistë për “Sport Mediaset”-in, ku është ndalur edhe te përballja e 15 qershorit me Italinë. Mesfushori shqiptar do të sfidojë disa prej shokëve të tij të skuadrës te Interi, me të cilët nuk kanë munguar shkëmbimet e batutave për këtë përballje. Asllani ka folur gjithashtu edhe për suksesin e madh me fanellën zikaltër. Titulli kampion në derbin me Milanin i ka dhënë një gëzim të pamasë lojtarit 22-vjeçar.

“Po, ishte e mrekullueshme të fitoja skudeton në derbin me Milanin, veçanërisht për dikë si unë që kam qenë gjithmonë tifoz i Interit. Arritja tek ylli i dytë si ky na bëri të lumtur. Grupi ishte kompakt dhe i fortë këtë sezon. Shokët e skuadrës më ndihmuan, kam disa lojtarë shumë të fortë para meje, thjesht do të mësoj. Jam në një nga klubet më të mira në botë.

Lajme të tjera |  E KRYER/ Për 25 milionë euro, Milani gati për transferimin e mesfushorit

Përballja me Italinë? Mbërrij mirë në takim. Të gjithë thonë me të drejtë se jemi të dënuar në një grup të vështirë si i yni. Kemi pak shanse, e dimë. Por ne kemi e fituar pjesëmarrjen tone. Ne do të vendosim zemrën tonë në fushë. Unë jam i lumtur për të sfiduar disa nga shokët e mi në Inter. Nuk kanë munguar shakatë me ta”, ka thënë Kristjan Asllani.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us