Napoli ka bërë hapin e parë drejt transferimit të madh të verës, duke paraqitur një ofertë konkrete për mesfushorin belg, Kevin De Bruyne, i cili është në prag të largimit nga Manchester City.
Sipas mediave italiane, Napoli i ka propozuar De Bruyne një kontratë dy vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një sezon të tretë. Ofertës i është bashkangjitur edhe një pagë vjetore prej 5 milionë eurosh, në përpjekje për të bindur yllin belg të zgjedhë të kaltrit për të ardhmen.
Pas një dekade të suksesshme te Manchester City, ku ka fituar 18 trofe dhe ka qenë pjesë kyçe e projektit të Pep Guardiolës, 32-vjeçari pritet të marrë një vendim brenda javëve të ardhshme.