Festimet e Scudettos fillojnë për Napolin, i cili u rikthye për t’u kurorëzuar kampion i Italisë dy vjet më vonë, për herë të katërt në historinë e tij.
Interi u mposht me një pikë diferencë, pavarësisht trishtimit të thellë, megjithatë, zikaltërit menjëherë ndanë komplimentet e tyre shoqërore për suksesin e Napolit. Ja çfarë lexojmë në postimin e shkurtër në platformën “X” nga Interi:
“Urime Napolit për fitoren e Scudettos”. Ekipi i Simone Inzaghit ka shansin e artë për ta mbyllur viti me një trofe, ku do të duelojë me PSG-në për Champions League, finale e cila do të mbahet në 31 maj në “Allianz Arena” të Mynihut.