Napoli kërkon t’ia rrëmbejë Ismajlin Juves dhe Interit, zbulohet lëvizja e papritur e klubit

Ardian Ismajli duket i destinuar të përfundojë te Napoli. Interesimi nga klubet e tjera të mëdha të Serisë A si Juventusi dhe Interi nuk mungon, por klubi napolitan duket më i gatshëm të presë krahëhapur mbrojtësin i cili po bën shumë mirë në Serinë A.

Ismajli do të jetë lojtar i lirë në verë pasi i mbaron kontrata me Empolin dhe të tre klubet e mësipërme po presin këtë okazion për të siguruar futbollistin pa shpenzime për kartonin e tij. Normalisht pritet një “ankand i hapur” mes tyre mes ofertat për lojtarin. Por në këtë pikë, Napoli duket se ka gati strategjinë për të mposhtur konkurrencën.

Gazeta “Il Mattino”, ka zbuluar se napolitanët janë gati t’i bëjnë një ofertë ekonomike Empolit që të lërë të lirë lojtarin që në janar. Sipas saj, një shifër prej 2 milionë eurosh do të ndihmojë Napolin të fitojë garën me Juven dhe Interin, pasi kjo shumë do të mjaftonte për të bindur Empolin të linte lojtarin të largohej 6 muaj para fundit të kontratës.

Duke pasur parasysh nevojën e Napolit për t’u përforcuar në çdo repart dhe kapacitetet ekonomike, shpenzimi i një shifre të tillë është lehtësisht i përballueshëm.

 

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Vora bën goditjen “BIG” në merkato, vjen firma me ish-sulmuesin e Ilir Dajës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us