Nard Ndoka: Berisha ia prishi planet dhe gjumin Lulit e Ramës

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka marrë pjesë në tubimin poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha së bashku me mbështetësit e këtij të fundit. Ndoka u shpreh se arrestimi i ish-kreut të qeverisë Berisha është bërë për arsye politike dhe se arrestimi i liderit të opozitës është i pafalshëm.

Ai shtoi se Berisha është një pengesë reale e qeverisë së Ramës dhe se ai ishte personi që çliroi PD-në nga kapja e saj. Ndoka vijoi duke thënë se Berisha “ia prishi planet dhe gjumin edhe Lulit edhe Ramës”.

Ne nuk jemi kundër drejtësisë, është e pafalshme që liderit të opozitës i hiqet e drejta e komunikimit. Është një luftë e pastër politike. Berisha është pengesë reale e qeverisë së Ramës, është i vetmi burrë shteti që kishte guximin për të akuzuar me prova këtë kryeministër arrogant. Kjo e ka trembur atë, por e kanë akoma më frikë sepse çliroi PD-në, ish-kreu i të cilës u kap peng. Berisha ia prishi planet dhe gjumin edhe Lulit edhe Ramës.

Lajme të tjera |  E zuri masivi i dheut teksa po punonte me ekskavator gjendet pas gjashtë ditësh trupi i 29-vjeçarit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us