Nard Ndoka, Kryetar i Partise Demokristiane ka folur në Euronews Albania lidhur me raportin “e krisur” të Partisë demokratike dhe asaj Demokristiane.
Ndoka sqaron se pse pas një mbështetje për Sali Berishën, partia e tij nuk mund të bashkëveprojë më me PD-në.
“I vetmi njeri që mobilizonte opozitën, ishte Sali Berisha dhe arriti ta bëjë një gjë të tillë, por PD nuk mund te jetë më një aleatë e Partisë Demokristiane, nuk ndjehemi të vlerësuar nga ajo forcë politike në aspektin e peshës politike, të kontributit, të historisë tonë. Nuk janë vendimet e mia personale, ato do merren në vazhdimësi.
E shof si një parti të ngurtësuar, sidomos në raport me Partinë Demokristiane. I kemi qëndruar sa herë që ata kanë pasur nevojë, na kanë goditur pas shpine.
E njof mirë PD-në me detaje. Kam pasur dhe shumë xhelozë kundrejt meje, me intriga siç është Flamur Noka, Jozefina Topalli, xhelozi politike që Partia Demokristiane të mos rritet.