Ndahet nga jeta legjenda e futbollit korçar

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, legjenda e futbollit korçar, Teodor Vaso.

Ai do të mbahet mend për shumë episode në jetën e tij si futbollit, por më i veçanti ka qenë në ndeshjen e vitit 1967 ku luajti për 30 minuta me këmbë të vrarë dhe të ënjtur kundër Republikës Federale Gjermane.

Njëri nga 5 sportistët më të mirë të vitit 1968 në përbërje të ekipit Kombëtar të futbollit shqiptar për rezultatin e jashtëzakonshëm në barazimin 0-0 me kampionen e botës, RF Gjermane.

Më 17.12.1967 është cilësuar ndër 11-të më të mirët të futbollit shqiptar, në 55- vjetorin e futbollit tonë, të botuar në gazetë. Gjithashtu është cilësuar futbollist i shekullit të Korçës në vitin 1998 e gjithashtu është dekoruar me medaljen e artë për merita të shquara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Sulmuesi shqiptar bën protagonistin në Itali, asiston golin e vetëm për skuadrën e tij

Gjatë karrierës së tij futbollistike ka shënuar 26 gola duke qenë në role mbrojtëse, dhe ka qenë përfaqësues në 36 ndeshje ndërkombëtare, 18 ndeshje me kombëtaren shqiptare, 15 ndeshje me skuadrën Partizani dhe tre me skuadrën korçare.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us