Ndahet nga jeta në moshën 116-vjeçare gruaja më e vjetër në botë!

Bota ka humbur personin më të vjetër.

Murgesha braziliane Inah Canabarro Lucas ka ndërruar jetë në moshën 116-vjeçare, në qytetin Porto Alegre të Brazilit, ku jetonte në një shtëpi të Motrave Teresiane, komuniteti fetar i cili e shoqëroi gjatë gjithë jetës së saj.

E lindur më 8 qershor 1908 në shtetin Rio Grande do Sul, Motra Inah u bë murgeshë në të 20-at dhe ia atribuoi jetëgjatësinë e saj besimit tek Zoti, duke deklaruar se “Ai është sekreti i jetës”.

Ajo ishte bekuar nga Papa Françesku në vitin 2018 dhe njihej për karakterin e saj të qetë, humorin e mirë dhe dashurinë për futbollin.

E apasionuar pas ekipit brazilian Sport Club Internacional, ajo festonte çdo vit ditëlindjen me një tortë në formën e stadiumit të ekipit të saj të zemrës, ndërsa në ditëlindjen e 116-të u shfaq e veshur me shallin e Internacional.

Lajme të tjera |  Planet për ditëlindjen e Donald Trump! Paradë madhështore: 6000 ushtarë, tanke e helikopterë

Klubi sportiv postoi një mesazh ngushëllimi, duke e përshkruar jetën e saj si të mbushur me mirësi, besim dhe dashuri për sportin, shkruan BBC.

Sipas të afërmve dhe murgeshave që e shoqëruan, Inah nuk kishte vuajtur nga sëmundje serioze dhe ruajti shëndetin e saj deri në fund, pavarësisht vështirësive me shikimin dhe dëgjimin në vitet e fundit.

Ajo kishte kryer vetëm një ndërhyrje kirurgjikale në jetën e saj, një operacion katarakti në moshën 106 vjeçare.

Jetesa e saj ishte e rregullt dhe e disiplinuar.

“Zgjohej, hante, lutej dhe flinte në të njëjtën kohë çdo ditë”, tha familja e saj për mediat braziliane.

Pas ndarjes nga jeta të Motrës Inah, titulli i personit më të vjetër të gjallë në botë i kalon 115-vjeçares Ethel Caterham nga Surrey, Angli.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us