“Ndaj Lecces një ndeshje shumë e vështirë”, Tudor: Këtu çdo sfidë duhet trajtuar si finale

Juventusi do të presë ditën e nesërme në shtëpi skuadrën e Lecces në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Serie A. Pas një barazimi në javën e fundit ndaj Romës, bardhezinjtë kërkojnë tre pikët ndaj skuadrës së shqiptarëve. Në prag të këtij takimi të rëndësishëm, trajneri i Juventusit Igor Tudor ka dalë në konferencë për shtyp.

“Ne punojmë me të gjithë gjithë nga pikëpamja taktike, por edhe nga mentaliteti. Këtu çdo ndeshje duhet trajtuar si një finale. Çdo ndeshje dhe çdo stërvitje duhet të bëhet në 100%. Nesër do të jetë një ndeshje super e vështirë, të gjithë duhet të japin maksimumin për të arritur fitoren dhe vetëm kështu mund të rritemi sëbashku.

Lajme të tjera |  Anësori brazilian “mollë sherri”, Bayern dhe Inter në garë për 23-vjeçarin

Si është Thuram? Ai është stërvitur me ekipin, por duhet ta vlerësojmë. Ka zgjidhje të ndryshme, sepse kemi lojtarë të fortë, do të shohim nesër nëse do të luajë.

Douglas Luiz? Ai është një lojtar cilësor me një goditje të pabesueshme dhe vizion të jashtëzakonshëm. Është fantastike ta kesh atë, sepse ai është një burim i rëndësishëm.

Bremeri? Është fantastike ta shohësh atë duke vrapuar dhe flas çdo ditë me të. Bremer është gjithmonë me ne duke i dhënë këshilla ekipit. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe mezi presim ta shohim përsëri”, u shpreh Tudor.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us