Ndaj Teutës luhet gjithçka për gjithçka, Skënderbeu me energjitë maksimale për sfidën jetike

Skënderbeu ndodhet në fund të renditjes dhe situata duket se po shkon drejt rënies. Korçarët luajnë ndaj Teutës në fundjavë dhe e gjithë vëmendja ka shkuar aty.

Juglindorët nuk duan kurrsesi të shpërdorojnë 3 pikë të arta në shtëpi. Vetëm një sukses do t’i hynte në punë djemve të Gjokës, ndaj dhe të gjitha energjitë janë lënë për t’u harxhuar aty. Teuta është një kundërshtar jo i lehët, por siç ka treguar gjatë sezonit të Superiores jo e pathyeshme në shumë raste.

Ernest Gjoka gjatë tërë seancave stërvitore është përpjekur të injektojë mentalitetin fitues tek bardhekuqtë. Teknikut i intereson që lojtarët të kenë hequr nga vetja presionin, pasi kjo është e vetmja rrugë për t’ia dal mbanë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Xhuliano Skuka ndryshon sërish skuadër, ish-sulmuesi i Partizanit transferohet te…

Situata duket e zymtë për klubin që dikur merrte pjesë në kompeticionet europiane. Megjithatë shpresohet që me anë të një 3 pikëshi ndaj durrsakëve të shtohet rruga drejt shpëtimit, e cila duket tërësisht një sfidë tejet e komplikuar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us