Ndalohet “Mora Fjalë” në stadium, Shkurte Fejza dhe Lorik Cana komentojnë vendimin: Këngë e popullit, tifozët nuk do të ndalen

Kënga “Mora Fjalë”, e cila mori përmasa të mëdha në zemrat e të gjithë tifozëve shqiptarë pas kualifikimit historik të Shqipërisë në Europinin e Gjermanisë, është ndaluar që të këndohet sërish në stadium.

Në prag të sfidave me Republikën Çeke dhe Ukrainën në Ligën e Kombeve, kënga e artistet Shkurte Fejzaj nuk u hap në ambientet e “Arenës Kombëtare”, teksa Tifozët Kuq e Zi u shprehën se i ishte komunikuar që mos ta këndonin.

E ftuar në “Shqipëria Live”, artistja e njohur e quajti këtë vendim të pakuptimtë, pasi qëllimi i asaj kënge është për një figurë historike për Kosovën dhe Shqipërinë.

“Unë jam ndjerë shumë e nderuar që më kanë ftuar të këndoj në stadium dhe ka qenë një përjetim i jashtëzakonshëm. Por kënga që është e ndaluar ose e mohuar, për mua është diçka e pakuptimtë. Më dhemb sepse kjo këngë është për një figurë të shenjët që ka Kosova dhe konsiderohet një figurë e shenjtë dhe për Shqipërinë. Kjo këngë mori përmasa nga stadiumi”, tha artistja.

Për këtë situatë, komentoi dhe ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, i cili u shpreh se ky vendim nuk do t’i ndalojë tifozët që ta këndojnë.

Lajme të tjera |  Tritan Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare

“E lexova pak në rrjete. Nuk është se kam pasur një vëmendje të madhe, por është një fat që e kemi një Shkurte Fejzaj që për ne në Kosovë është një figurë e veçantë. Sa i përket pjesës së këngës, të them të drejtën nuk jam shumë brenda ngjarjes, por një gjë është e sigurt, mos t’i japim aspekt negativ. Kënga do këndohet nëpër shkolla, nëpër stadiume dhe kur këndojnë tifozët, nuk është askush që mund t’i ndalë. Nuk e shoh që të mbahet si polemikë. Sa i përket këngës “Mora fjalë”, është këngë e popullit tonë, e sakrificave dhe kur këndohet në stadium, nuk ka asgjë që e ndalon, me muzikë apo pa muzikë në sfond”, tha Cana.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us