Ndarja nga jeta e Andis Harasanit, Berisha-socialistëve: “E përzutë”! Spiropali: Mos e bëni objekt cinik për diskutime elektorale

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, pasi u mbajt një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PS-së Andi Harasani, iu drejtua socialistëve duke u thënë se duhet të kërkojnë ndjesë se e larguan nga partia.

“Mendoj se aktet e nderimit, duhet të jenë të plota dhe të sinqerta. Andi Sarasiani i përkiste një plejade politikanësh të rinj, i shkolluar mirë, i kyçur në proceset demokratike. Por nuk mund të mohohet se ju  përzutë atë dhe duhet të kërkoni ndjesë. Rilindja e përzuri atë.

E kam nderuar me bindje të plotë me të që thashë, se një politika që riuninë ia kushtoi ndryshimit të Shqipërisë, për ato ideale. Por e kam nderuar si socialist besnik i atyre parimeve që besonte, deri në ditën e fundit. Një patriot. Një njeri që nuk pranoi të bënte kompromis, me të keqen, siç bëtë ju. Prandaj duhet të kërkoni ndjesë”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Në prag të zgjedhjeve, Qeveria fal të gjitha gjobat që nga viti 2015

Në përgjigje, Spiropali tha: “Largimi i një njeriu nga kjo botë nuk duhet të jetë objekt cinik diskutimesh partiake dhe elektorale. Ne u ngritëm në këmbë për të nderuar kujtimin e tij dhe i shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes së tij.”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us