Ndarja nga jeta e Artan Lames, familja njofton kur do të kryhen homazhet

Ish-kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame do të përcillet në banesën e fundit ditën e martë. Familja e studiuesit të ndjerë ka njoftuar për homazhet nderuese që do të mbahen të hënën nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit.

Lame u nda nga jeta në një spital në Gjermani, pas komplikacioneve të zemrës.

Njoftimi i plotë:

Të dashur familjarë e miq,

Erdhi momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun tonë të dashur, ARTAN LAME.

Pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).
Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të Tanit pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00.
Në orën 12.00 do ta përcjellim ne banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë.

Lajme të tjera |  Përmbytje katastrofike në Australi, pesë viktima dhe mbi 10 mijë prona të dëmtuara

Pas ceremonisë, pritjet do të vazhdojnë ditën e mërkurë dhe e enjte, nga ora 09:30 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:30. Pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).

Me respekt Familja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us