Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit grek, Meta: Simitis ishte reformator i madh

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Greqisë, Kostas Simitis.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Meta ka shkruar se Simitis është një personalitet i madh i politikës greke dhe reformator i përshpejtimit të integrimit Europian të Greqisë.

Mesazhi i Metës:

Me trishtim mësova për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Greqisë, Kostas Simitis.

Kontributor për rrëzimin e juntës dhe luftëtar konseguent kundër diktaturave, Simitis ishte një personalitet i madh i politikës greke, jo vetëm si drejtues i PASOK-ut, por edhe si reformator i madh i përshpejtimit të integrimit europian të Greqisë.

Kam patur kënaqësinë të bashkëpunonim dhe i mbetem mirënjohës për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve tradicionale shqiptaro-greke, bazuar mbi fqinjësinë e mirë dhe partneritet.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 7 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Ngushëllime familjes Simitis dhe popullit grek për këtë humbje të madhe!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us