Ndarja nga jeta e Janullatos, zgjidhet drejtuesi i përkohshëm i Kishës Orthodhokse

Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani do të jetë ai që do të drejtojë përkohësisht Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pasi mëngjesin e sotëm u nda nga jeta e Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Përmes një njoftimi për mediat Kisha Orthodhokse sqaron se gjatë mbledhjes së Sinodit të Shenjtë paraditen e së shtunës, është marrë vendimi për një drejtues të përkohshëm.

“Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme sot, më datë 25 janar 2025, në orën 11:30. Në këtë seancë, Sinodi shprehu dhimbjen e thellë për fjetjen në Zotin të Atit dhe Kryebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit. Gjithashtu, Sinodi i Shenjtë mori këto vendime: Zgjedhjen e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal. Shpalljen e zisë kishtare për pesë ditë, nga datat 25 – 29 janar 2025.”

Sakaq, bëhet me dije se pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, më 28 janar në orën 16:00.

“Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, datë 29 janar 2025. Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore”, sqarohet në njoftim.

Kryepeshkopi Anasatas ishte shtruar në një spital në Athinë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, por mëngjesin e të shtunës ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare.

Lajme të tjera |  “Mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim”- Rama “shigjeton” kreun e ILD: Nuk e di nëse është zgjuar, por mbase zgjohet dhe më dëgjon! Është rëndë që…

Trupi i Janullatosit do të prehet në vendin tonë, pasi ky ishte edhe amaneti i tij. Prej vitit 1992 ai ka jetuar në Shqipëri, ku edhe ka drejtuar Kishën Ortodokse dhe gjithmonë e ka shprehur dëshirën që trupi i tij të prehet në vendin tonë.

Vendi se ku do të vendoset trupi i Kryepeshkopit Anastas nuk është përcaktuar ende, por një prej mundësive që po diskutohet është Manastiri i Shën Vlashit në Durrës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us