Ndërhyrja e SHBA në luftën Izrael-Iran, Berisha: Thirrje për iranianët, përmbysni diktaturën teokratike

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bombardimin e 3 zonave në Iran. Berisha thotë se mbrëmë SHBA asgjësoi defakto potencialin bërthamor të Iranit, ndërsa i bën thirrje popullit iranian të bashkohet për të rrëzuar diktaturën teokratike.

KOMENTI I BERISHËS NË FACEBOOK: 

Obliterimi, de facto asgjesimi mbrëmë i potencialit bërthamor të Ajetullahëve të Iranit nga fuqia ajrore e SHBA-së është një mundësi e re dhe një thirrje e fuqishme për iranianët në Iran dhe në botë të bashkohen për përmbysjen e diktaturës teokratike obskurantiste dhe për një Iran të lirë dhe demokratik. #sb

Reagimi vjen disa orë pas përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Iran, ku SHBA në orët e para të mëngjesit të së dielës (22 qershor 2025), lëshoi bombarduesit amerikanë B-2, dhe bomba shkatërruese, të cilat përdoren për herë të parë nga ana e SHBA-ve.

Lajme të tjera |  I nxehti afrikan po vjen drejt Shqipërisë, ja cilat pritet të jenë ditët më të nxehta të javës së fundit të Qershorit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us