Ndërhyrja në sistemin TIMS, Karamuço zbulon prapaskenat: Policët që denoncuan skandalin, sot janë hedhur në rrugë…

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka zbardhur detaje lidhur me skandalin e ndërhyrjes në sistemin TIMS, në zyrtar e drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Karamuço tha se IT i policisë, Ervin Muça, që sot gjendet nën arrest shtëpie, hyri në zyrat e TIMS me dy apo tre persona që nuk kishin lidhje me Policinë e Shtetit, dhe nuk kishin as certifikatë sigurie.

Në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Karamuço tha se policët që e kundërshtuan dhe më pas e denoncuan ndërhyrjen e Muçës, sot janë “hedhur në rrugë”.

Sipas tij, ka qenë presioni i partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe mediat që i kanë dhënë zë kësaj çështjeje, për të mos e lënë të kalojë në heshtje.

Pjesë nga deklarata e Karamuços:

Mori një tjetër rrjedhë edhe për shkak të partnerëve tanë të SHBA, që pas takimit me Ballën, gati dha një ultimatum. Ishte e rëndësishme se në ato të dhëna janë dhe shtetas amerikanë. Ka qenë një tendencë që ekspertimi të bëhej me eskpertë privatë, por ndërhyrja e partnerëve ka çuar për ekspertim në laboratorin e certifikuar të SPAK.

Lajme të tjera |  Nisma e qeverisë/ Pleqëri pa taksa! Stimuj pensionistëve që punojnë: U ulet tatimi, bonuse në sajë të performancës

Një person kalimtar, kalon natën në drejtori dhe i thotë a futemi njëherë brenda? Kështu ka ndodhur, nuk ka lidhje me policinë e shtetit dy-tre persona, hyjnë në serverat qendrorë, marrin dhe një USB me vete, dhe ndërhyjnë në sistemin TIMS. Nuk e di çfarë kanë bërë me atë sistem. Thonë për “backup” por u rrëzua më pas. Vijnë punonjësit e policisë, thonë çfarë po bëni këtu? Tentuan të mbyllin dhe kamerat. Atëherë policët bëjnë një denoncim. Policët që e denoncuan nuk janë në punë. I kanë degdisur në Akademinë e Policisë dhe tani janë në rrugë.

Ky grup u emërua për të parandaluar mundësinë e hakerimit nga iranianët, dhe këta na ngjajnë si iranianë. Deri këtu ka arritur, kush mban përgjegjësi për këtë? Fillimisht u ndërhy shumë nga politika që të harrohej. Media e mbajti zërin gjallë të kësaj çështjeje. E merr AMP-ja çështjen dhe çon dokumenta, nuk bën kallëzim penal. Dhe drejtori i departamentit të Policisë Kriminale bën kallëzim penal. Sepse kanë kuptuar shkeljen e rëndë që është konsumuar dhe janë frikësuar nga partnerët. Kjo çështje nuk mbyllet me një arrestim.

Lajme të tjera |  Edi Paloka: Si mund të kërkoni dorëheqjen e Berishës, ai e mori PD dhe e mbajti në krahë. Ne jemi fajtorë, jo ai

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us