Ndërron jetë ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

Mediat në Kosovë njoftojnë se është ndarë nga jeta dr. Bujar Bukoshi, një nga figurat më të rëndësishme politike të Kosovës gjatë viteve ’90-të dhe ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil.

Lajmi është konfirmuar nga burime të afërta me familjen. Bukoshi vdiq pas një periudhe të gjatë me probleme shëndetësore.

Ai ka jetuar dhe është trajtuar për vite me radhë në Gjermani, ku edhe ka ndërruar jetë.

KUSH ISHTE BUJAR BUKOSHI?

Bujar Bukoshi (lindur më 13 maj 1947) ishte kryeministër i Republikës së Kosovës nga viti 1991 deri në vitin 2000.

Ai shërbeu si Ministër i Shëndetësisë në Kosovë.

Bukoshi lindi në Suharekë. Ai u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Beogradit. Bukoshi ishte një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ishte zgjedhur kryetar i kësaj partie.

Lajme të tjera |  HARTA LIVE: Dielli përcëllon edhe sot, temperatura deri në 36°C, rrezik për zjarre në Fier e Vlorë

Ai ishte zëvendëskryeministër i Kosovës në kabinetin e dytë Thaçi nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Doktoraturën e mbrojti në Universitetin e Lirë të Berlinit, në dhjetor të vitit 1986. Pas kthimit në Kosovë, punoi si mjek në Suharekë. Specialist i Urologjisë punoi për disa vite me radhë si profesor i asociuar i Kirurgjisë në Fakultetin e Mjeksisë të Universitetit të Prishtinës.

Pas viteve ’90-ta u pushua nga puna nga regjimi serb për arsye politike, si një prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe gjithashtu ishte anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us