Ndërtuesit privatë do ndërtojnë edhe në pronat publike, zbulohen zonat e para ku do të nisë projekti

Institucionet publike do të hyjnë në marrëveshje partneriteti me ndërtuesit, njëlloj si këto të fundit bëjnë me pronarët privatë. Kjo është nisma e re e prezantuar të enjten paradite në godinën e Kryeministrisë.

Programi quhet “Urat e reja për Shqipërinë 2030” dhe sipas asaj që Rama tha është i bazuar në praktikat më të mira europiane dhe në bashkëpunim me institucione simotra në Europë të Korporatës Shqiptare të Investimeve.

Adelina Greca, drejtore e Agjencisë Kombëtare e Planifikimit të Territorit, zbuloi se dy pronat e para të cilat do të zhvillohen janë ish-Parku i delegacioneve, që ndodhet pranë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe ish-godina e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ku sot ndodhet Ministria e Mjedisit.

Lajme të tjera |  Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

Natyrisht që këto projekte do të vendosen përmes garave të hapura dhe që synojnë nga një anë t’i vënë në dispozicion shtetit hapësira të reja, me standarde europiane për aktivitetin e administratës publike dhe nga ana tjetër t’i japin mundësi sipërmarrjes që të bëjë biznes duke hyrë në një marrëdhënie me shtetin, si marrëdhënia që kryen përditë në fushën e ndërtimit me pronarët privatë”, tha Rama në fjalën e tij.

Do të na fusë edhe ne në klubin e vendeve që këto praktika i kanë shumëvjeçare dhe të konsoliduara. Por nga ana tjetër, si rezultat, shteti nuk do të zhvishet nga pjesëmarrja në zhvillimin e peronës, duke humbur kështu mundësinë që të marrë përfitimet, por do të jetë aktor në bashkëpunim me aktorët e tjerë të tregut”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us