Kristjan Asllani titullar. Mesfushori shqiptar do të luajë nga minuta e parë ndaj Lazios, në ndeshjen e Kupës së Italisë.
Ashtu siç ishte bërë e ditur nga mediat italiane, trajneri Inzaghi i ka besuar Asllanit, në një ndeshje kaq të rëndësishme.
Futbollisti ka bërë paraqitje të mira në këtë edicion, duke treguar veten sa herë i është dhënë mundësia. Për lojtarin kuqezi, ky është sezoni i tij i 3-të në Milano.
INTER (3-5-2): Martinez; Pavard, De Vrij, Bisseck; Darmian, Frattesi, Asllani, Zielinski, Dimarco; Taremi, Arnautovic.