Mund të tingëllojë e çuditshme, por është e vërtetë, Francesco Acerbi kundër Barcelonës shënoj golin e parë në karrierë në Kupat e Evropës.
Edhe pse vështirë që mund të imagjinohet, marrë në konsideratë moshën e tij, ky finalizim do të mbete gjatë në memorjen e 37-vjeçarit, pasi e gjeti rrugën e rrjetës kundër një ekip legjendarë në një ndeshje epike, ndaj Barcelonës.
Acerbi nën urdhërat e trajnerit Simone Inzaghi e ka siguruar pozitën e titullarit. Kontrat me Interin i skadon në verën e vitit 2026, ndërsa kartoni i qendërmbrojtësit nuk i kalon 3 milion euro. Duhet theksuar se Acerbi po bën shumë mirë te ekipi zikaltër, duke dhënë garanci në prapavijë