“Ndeshje që do të vlerësohet si gjithë të tjerat”, Tetova para Teutës: Nuk tolerohen hapat fals

Nesër do të luhet java e fundit e Kategorisë Superiore ajo e 36-ta. Egnatia do të udhëtojë në Durrës për t’u përballur me Teutën që kërkon të qëndrojë në elitën e futbollit shqiptar. Në prag të sfidës së fundit të kampionatit, trajneri i rrogozhinasve Edlir Tetova doli në konferencë për shtyp.

“Vjen java e fundit, vjen pjesa më e vështirë. Gjithë kësaj kohe jemi munduar të mbajmë vendin e parë, kemi një skuadër përpara jashtë motivit sepse ka siguruar mbijetesën. Do jetë ndeshje e fokusuar nga ana jonë, pjesa e kundërshtarit mendoj është opsion, që do luajë futboll jashtë objektivave dhe këto skuadra ngarkojnë skuadrën tjetër.

Ndeshja do të vlerësohet si gjithë të tjerat, përgatitjet janë njësoj. Është java e fundit dhe nuk mund të tolerohet një hap fals, 1 pikë mjafton për të mbajtur vendin e parë që kemi nga fundi i janarit dhe që e mbajmë me plot meritë.

Lajme të tjera |  “Revolucioni” vazhdon, ja ndryshimet që do të implementojë UEFA në “Champions-in e ri”

Ne nuk jemi fokusuar kurrë te pritshmëritë e të tjerëve. Kemi bërë gjithmonë lojën tonë, kemi qenë në fokusin e Egnatias dhe shpresojmë edhe nesër të ndodhë kjo.

Prej ndërrimit të trajnerit, Teuta ka pasur një tjetër filozofi, një tjetër fytyrë, ka bërë futboll atraktiv. Në aspektin taktik, siç e keni parë në Rrogozhinë, edhe nesër pritet ndeshje e bukur po ashtu.

Sot do të marrim përgjigje të saktë kë do të kemi të gatshëm. Pas 120 minutash në Kupë kemi pasur ngërçet tona, por megjithatë nuk mund të jap emra derisa të fillojë stërvitja.

Mungesat që dihet janë Malota dhe Ndreca. Të tjerët besoj janë më afër grupit, por do të pres orarin stërvitor që të shoh.

Lajme të tjera |  “Çmenduri” për biletat e titullit në Liverpool, kapin çmim stratosferik

Personalisht viti i tretë i projektit, sigurisht që kam ambiciet e mia. Për mua shumë e rëndësishme është maratona, janë 36 javët, sigurisht që titulli është titull, bën mirë për klubin, mua dhe gjithë ne që përfaqësojmë Egnatian. Po themi që në një ndeshje teke janë të gjitha gjërat brenda”, u shpreh Tetova.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us