“Ndihem më mirë si numër 9”, Keko pasi i dha kualifikimin Partizanit: Kemi grup të mirë, Arbër Abilaliaj na njeh

Partizani ka triumfuar në shtëpi përballë Laçit në ndeshjen e vlefshme për raundin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi 2-1 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Albers Keko i cili shënoi golin e dytë për “Demat”.

“Të them të drejtën unë ndihem më mirë si numër 9. Aty jap më të mirën, prandaj edhe dalin golat ndonjëherë. Tek pozicioni im ka qenë pakëz e vështirë, pasi kam luajtur në krah. Golat ndonjëherë, pasi futbolli është i paparashikueshëm. Çdo futbollist ka ulje-ngritjet e veta, s’duhet të mbajmë kokën e ulur.

Të gjithë duhet të përmirësohemi, shpresojmë t’ja dalim sepse kemi grup të mirë. Kemi pasur edhe ne problemet tona, por shpresoj që t’ja dalim. Unë mendoj se Arbri e njeh mirë skuadrën edhe kur ka punuar më para. Ai ia di cilësitë çdo lojtari dhe 70% e tyre e njohin dhe Arbrin”, është shprehur Keko.

Lajme të tjera |  VIDEO/ E PABESUESHME në Turqi, bomberi Rey Manaj humb penalltinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us