Ndikuan ushqimet dhe pijet, inflacioni i rikthehet rritjes, përllogaritet në 3.9% në nëntor

Pasi ranë nivelin më të ulët në një vit në tetor, inflacioni iu rikthyer rritjes muajin e shkuar.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë gjatë nëntorit, treguesi i ndryshimit të çmimeve i rrit në 3.9 për qind nga 3.8 për qind në tetor. Grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike kanë qenë kontribuuesi kryesor në këtë ecuri.

Kjo do të thotë që shqiptarët po vijojnë të paguajnë më shumë në të përditshmen e tyre. Ecuri e ngjashme pritet edhe për dhjetorin, muajin në të cilin inflacioni rritet për shkak të kërkesës së shtuar nga festat e fundvitit.

Luhatjet e inflacionit duket se nuk ju bëjnë përshtypje qytetarëve për aq kohë sa nuk përkthehet në më pak harxhim lekësh për xhepat e tyre.

3.8% është norma më e ulët e rritjes së çmimeve që prej tetorit 2022 ku dhe inflacioni arriti nivelin më të lartë. Por a e kuptojnë qytetarët çfarë do të thotë një rënie e këtij treguesi?

Lajme të tjera |  Rinumërimi në Fier/ Kush është kandidatja e PD-së që ka marrë 624 vota të pamerituara

Nëse ndalemi në një prej produkteve, në rastin konkret patatja, në vitin 2021 nëse ky produkt shitej për 100 lekë, në muajin tetor 2022 me inflacionin 8.3% u rrit në 108.3 lekë. Ndërsa në vitin 2023 për një inflacion 3.8% çmimi i këtij produkti arriti në 112.1 lekë. Thënë ndryshe çmimi nuk u ul por vijojë rritjen e ngadaltë.

Për muajin tetor grupi i ushqimeve sipas INSTAT u shtrenjtua me 7.4% më shumë.

“Ulja e inflacionit do të thotë që ritmi i rritjes së çmimeve sështë më aq i lartë por dhe ato që shprehin rritjet e çmimeve që reflektohen te inflacioni kanë tendencë për tu ulur. Duke mbajtur një nivel inflacioni 3% praktikisht dhe çmimet janë 3% mbi normalen në atë që quhet pika e ekuilibrit në treg”, u shpreh eksperti Civici.

Lajme të tjera |  Meta, telefonatë nga burgu: S’kam përdorur kurrë kartë, Monika u tregua e pakujdesshme, ka pasur shumë pasuri. S'ma ka bërë Rama këtë, por mua më ka trajnuar Bobi....!

Brenda grupit të ushqimeve kategori të ndryshme vijuan rritjen e çmimeve. Zarzavatet përfshirë patate me 23.4%, pasuar nga “qumësht, djathë dhe vezë” me 8,4 %, “mish” me 7,9 %, “fruta” me 6,1 % etj.

“Ajo që ne kemi problematike në Shqipëri është që brenda nivelit të përgjithshëm të inflacionit, inflacion më të lartë kanë produktet e shportës. Dhe janë ato dhe çmimet e tyrë që ndikojnë në grupet vulnerabël dhe nivelin e varfërisë që ne kemi sot?”, shtoi Civici.

Sipas ekspertëve qytetarët do të vijojnë përballen me çmimet e larta derisa të arrihet objektivi i Bankës së Shqipërisë prej 3%.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us