‘Ndizet’ Beogradi! Protesta të dhunshme pas fitores së Vuçiç

Policia në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat, që protestonin për mashtrim në zgjedhjet e përgjithshme të javës së kaluar. Ata ndërhynë, pasi disa nga turma jashtë bashkisë thyen xhamat dhe u përpoqën të hynin me forcë.

Aktivistët e opozitës thonë se policia përdori forcë të tepruar të dielën. Ata thonë se qeveria manipuloi zgjedhjet e fituara nga partia në pushtet. Presidenti Aleksandër Vuçiç thotë se akuzat janë gënjeshtra. Bashkëdrejtuesi i Frontit të Gjelbër të Majtë, Radomir Lazovic, thotë se oficerët e rrahën atë dhe një numër njerëzish të tjerë me shkopinj.

Më shumë se 30 vetë u arrestuan gjatë demonstratës dhe tetë policë u plagosën, sipas kreut të departamentit të policisë së Ministrisë së Brendshme, Ivica Ivkoviç. “Të arrestuarit dyshohen për përpjekje për të ndryshuar me dhunë rendin kushtetues dhe për sjellje të dhunshme në një takim publik, sipas Kodit Penal të Republikës së Serbisë,” tha Ivkoviç, duke shtuar se numri i arrestimeve ka gjasa të rritet.

Lajme të tjera |  EMRI+FOTO/ Ja kush është ASTROLOGU i njohur që i dha fund jetës në Korçë!

Ka pasur protesta paqësore çdo mbrëmje, që nga zgjedhjet kombëtare dhe lokale të javës së kaluar. Të dielën, protestat janë bërë të dhunshme. Mbështetësit e koalicionit opozitar ‘Serbia kundër dhunës’ u përpoqën të hynin në bashkinë e qytetit. Srdjan Milivojeviç dhe Vladimir Obradoviç, dy udhëheqës të opozitës, u përpoqën të hapnin derën e ndërtesës. Policia përdori spraj piper për të zmbrapsur protestuesit.

Drejtuesit e opozitës dyshojnë se agjentët e shtetit janë përfshirë në thyerjen e xhamave, duke shkaktuar ndërhyrjen e policisë. Sofija Mandiç, një avokate, u tha protestuesve se Vuçiç duhet të dorëzojë pushtetin në mënyrë paqësore. ‘Qeveria po uzurpon pushtetin’, shtoi ajo.

Protestuesit thonë se qeveria mori me autobus mijëra njerëz për të ndryshuar rezultatin e votimit në zgjedhjet e qytetit të Beogradit. Ata duan që zgjedhjet të ribëhen. Votimi bëri që Partia Progresive Serbe e Vuçiçit të rikthehej në pushtet me një shumicë në parlament. Vëzhguesit vendas dhe ndërkombëtarë kanë raportuar parregullsi. Ka pasur pretendime për mbushje të kutive të votimit dhe blerje votash.

Lajme të tjera |  Lindi në makinë pas bllokimit të rrugëve nga protestuesit e opozitës, mjekja tregon gjendjen e nënës me foshnjën

Në një fjalim urgjent drejtuar kombit të dielën në mbrëmje, Vuçiç fajësoi për trazirat ndërhyrjen e huaj. “Ata që u betuan për të luftuar kundër dhunës sapo konfirmuan edhe një herë se ata janë banditët e vërtetë”, tha Vuçiç. Opozita kishte shpresuar t’i mohonte partisë në pushtet një sërë votash dhe të fitonte Beogradin. Por rezultatet zyrtare – të denoncuara menjëherë si mashtruese nga figurat politike të opozitës – treguan se opozita nuk kishte arritur asnjërin nga qëllimet.

Si kundërpërgjigje, opozita ka shpallur protesta të përditshme. Shtatë politikanë të opozitës kanë hyrë në grevë urie. “Vuçiç vodhi mijëra vota”, tha Marinika Tepic, një nga grevistet e urisë, në protestën e së dielës. Komisioni Zgjedhor njoftoi të mërkurën se zgjedhjet do të rikthehen në rreth 30 qendra votimi, nga 8,000 në mbarë vendin. Gjermania tha se akuzat për sjellje të pahijshme zgjedhore ishin të papranueshme për një vend, që shpreson të anëtarësohet në BE.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us