Ndizet superdueli, Elbasani ‘ngacmon’ Tiranën me 3 ish-ët bardheblu

Elbasani do të përballet me Tiranën të hënën në orën 19:00 në Air Albania, sfidë e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Një superduel që vë përballë dy skuadra të traditës dhe dy tifozëri rivale me njëra-tjetrën.

Sfida ndizet që tani me klubin verdheblu që lëshon shkëndijat e para. Në postimin rutinë të axhendës së ndeshjes, Elbasani paraqet 3 ish-lojtarët e Tiranës që tani luajnë në rradhët e tyre, Edon Hasanin, Ardit Hilën e Bruno Lulajn. Këta dy të fundit janë edhe kapitenët e skuadrës.

Nw rradhwt e verdhebluve wshtw edhe njw tjetwr bardheblu si Bedri Greca

Elbasani vjen me moralin shumë lart pas fitores ndaj Laçit që u jep atyre vendin e parë në renditje, ndërsa Tirana vjen pas një ngërçi me 4 barazime rradhazi. Në një ndeshje si kjo ‘fshihet’ çdo gjë dhe në fushën e lojës luhet vetëm për fitore.

Lajme të tjera |  Mbrojtësi i Kombëtares mund të transferohet në Turqi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us