Të shtunën në mbrëmje, Interi do të dalë në fushë për t’u përballur me Paris Saint-Germain për finalen e Champions League. Në prag të kësaj finaleje shumë të rëndësishme, Kristjan Asllani ka dhënë një intervistë për “Inter TV”.
“Padyshim që e ndjej sikur jam rritur këtë sezon. Të jesh me kampionë të ndihmon të rritesh edhe jashtë fushës. Tani duhet të përgatitemi për finalen e Champions League sa më mirë të mundemi, sepse e dimë vlerën e kësaj ndeshjeje.
Ndodh që mendoj këtë ndeshje edhe kur jam në shtëpi me familjen time. Jo të gjithë kanë mundësinë të jenë atje për një ngjarje të veçantë. Ne duam ta sjellim trofeun e Champions League në Milano.
Një mendim për Hakan Calhanoglu? Mësova shumë prej tij, është një rol i ndërlikuar dhe ai është tashmë një mjeshtër. Jam i lumtur që e kam pranë dhe që kam kaluar kaq vite me të”, u shpreh Asllani.