Ndodh në Elbasan/ Vëllai vjedh 17 mijë euro në banesën e vëllait dhe blen makinë, e ndihmoi dhe bashkëshortja

Një 38 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka vjedhur 17 mijë euro në banesën e vëllait të tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në prill të vitit të kaluar, ndërsa policia e Elbasanit njoftoi sot arrestimin e Elton Muçës. Policia thotë se po procedohet penalisht bashkëshortja e tij, bashkëpunëtore në këtë vjedhje.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, më 23.04.2023, kanë vjedhur 17 000 euro në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Bathës”, informoi sot policia.
Operacioni u kodua “Bathës”.

Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga Elton Muça, 38 vjeç, banues në fshatin Bathës, në zbatim të urdhrit të ndalimit nga Prokurori, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. M., 37 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit E. M.).

Lajme të tjera |  Xhaferri për rezultatin e 11 majit: PD do ankohet për zgjedhjet në SHBA

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i shtetasit E. M., të cilin ky shtetas dyshohet se e ka blerë me paratë e vjedhura.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us