Ndodh në Librazhd, mjeku ‘tapë’ në vendin e punës!

Ndodh në Librazhd. Mjeku Balluk Troka, pavarësisht se në një mision shumë të rëndësishëm, duket se nuk e merr shumë seriozisht bluzën e bardhë pasi paraqitet në vendin e punës në gjendje të dehur. Mjeku gjithashtu është pjesë e KMCAP Librazhd, ku merret me komisionimin e personave të paaftë për punë e invalidëve. Këtu nis dhe problemi pasi Anxhela Kurti, shprehet se bashkëshortit të saj nuk i jepet në mënyrë të padrejtë kempi.

Ajo i është drejtuar emisionit “Fiks Fare”, ku shprehet se jeton në kushte të mjerueshme vetëm me ndihmë ekonomike me katër fëmijët dhe një tjetër që pritet të vijë në jetë pasi ishte shtatzanë. Sipas saj, bashkëshortit të saj i është hequr në mënyrë të padrejtë kempi pasi ai është i operuar në kokë dhe vuan nga deprisoni.

Anxhela Kurti: Problemi im është për fëmijët, të kem pak ndihmë. Nuk kemi të ardhura, asistencë marr. Kempin e burrit ia hoqën, ai nuk është i aftë për punë, është operuar në kokë. Vuan nga depreisioni, largohet nga shtëpia. I kemi bërë letrat, kam marrë lekë borxh, iu kam dhënë lek doktrarave dhe na thanë se shumë shpejt do të dalë në komision dhe do ta marrë. 180 mijë lek i bie, me bonus shtëpie dhe asistencë. Shkoj marrë veresie aty. Mua asistenca nuk më mjafton. 5 mijë lekë më ngelet në shtëpi, se paguaj ujë e drita.

Në Qendrën Shëndetësore:

Lajme të tjera |  "Emri im nuk vlen 112 mijë euro", Bushka: Si t’ja u shpjegoj fëmijëve që jam e pafajshme

Gazetarja: Ju jepni vlerësimin, jeni i aftë ta jepni këtë vlerësim?

Mjeku Balluk Troka: Vlerësim kaq. Brenda kushteve, brenda mundësive (flet në gjendje të dehur, mezi nxjerr fjalët)

Ndërkohë punonjësi i Shërbimit Social e heq përgjegjësinë nga ky institucion.

Punonjësi i Shërbimit Social: Ndihma ekonomike që i takon e merr, pakot ushqimore i janë ofruar. Unë kam për detyrë që të vizitoj familjet e ndihmës. Nuk nuk ndërhyjmë dot tek shuma.

Takimi në zyrën e mjekut, i dehur në orar të punës

Fiksi u interesua edhe pranë KMCAP Librazhd për të mësuar se pse i është hequr kempi denoncuesit. Sapo hyjnë në zyrën e mjekut Balluk Troka pjesë e komisionit të KMCAP Librazhd ndjejnë erën e alkoolit. Gazetarja duke parë gjendjen e dehur të mjekut e pyet disa herë nëse është në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve, por mjeku sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ndërkohë që pamja, sjellja dhe e folura e tij e tradhtojnë.

Është ora 14:00 dhe mjeku i komisionimit në zyrën shtetërore kundërmon era alkool.

Rasti i Taulantit nuk i kujtohet fare, e kërkon emrin në regjistrat e tij por që nuk është i aftë të gjej gjë. Madje gjatë bisedës ai përgjysmon fjalët duke i thënë recetës-precetë dhe punonjëses sociale dëgjohet vetëm një ‘ssss’.

Lajme të tjera |  Trump konsideroi opsionin e strehimit në Shqipëri të palestinezëve, Berisha: Rama e mohoi, por…

Në këto kushte ai thërret sekretaren për të shpjeguar gazetarët e Fiksit. Sekretarja shpjegon rastin dhe tregon se aktualisht dosja e Taulantit është në Kempin Epror dhe se nuk ka një përgjigje. Përsa i përket pyetjes së Fiksit se në lidhje me komisionet që do të vijojnë në vazhdim a është në gjendje që mjeku Troka të bëjë vlerësimin e tyre në gjendje të dehur, sekretarja ul kokën dhe del nga zyra.

E njëjta pyetje i drejtohet dhe vetë mjekut Troka, por që ai s’e pranon që është i dehur. Ai pohon se është duke punuar dhe se po plotësonte një ‘precetë’ (recetë). Pyetjes se a është i aftë të vlerësojë një individë nëse duhet ta përfitojë apo jo kempin kur është në gjendje të pirë, mjeku Troka përgjigjet se asnjëherë nuk ka qenë i pirë dhe se është i aftë  “100%”. Por pamjet dhe çdo gjë tjetër janë prova që tregojnë të kundërtën, që mjeku është i dehur në orarin zyrtar të punës.

Video: 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us