Ndodh në Tiranë, 18-vjeçarja plagos ish-të dashurin, arrestohet

Një e re është vënë në prangat e policisë së Tiranës, në zonën e Kombinatit, pasi ka qëlluar me thikë ish-të dashurin e saj. Policia ka arrestuar 18-vjeçaren, ndërkohë që ish-partneri i saj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Tiranës.

Lajme të tjera |  Gati për postin e deputetes! Dy zv.ministre japin dorëheqjen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us