Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin mbetet në spital në gjendje të mirë pas trajtimit për kancerin e prostatës, ka thënë Pentagoni të shtunën, shkruan BBC.
Në një deklaratë, Pentagoni ka thënë se Austin kishte rifilluar disa nga detyrat dhe është në “kontakt me stafin e tij të lartë”
70-vjeçari u shtrua në një njësi të kujdesit intensiv më 1 janar për shkak të komplikimeve nga një operacion në fund të dhjetorit.
Por zyrtarët e lartë të mbrojtjes dhe Shtëpia e Bardhë nuk mësuan se ai ishte i sëmurë rëndë deri tre ditë më vonë.
Sipas Pentagonit, Austin ka qasje të plotë në aftësitë e nevojshme të komunikimit të sigurt dhe vazhdon të monitorojë operacionet e përditshme të Departamentit të Mbrojtjes në mbarë botën.
Sekretari i Mbrojtjes është pak më poshtë presidentit në zinxhirin komandues për ushtrinë amerikane dhe konsiderohet si një nga anëtarët më të rëndësishëm të kabinetit.