Ndotja akustike, mbi normat e BE-së: Ja cila është zona më e zhurmshme e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë


Ndotja akustike në Shqipëri është mbi normën e Bashkimit Europian në shumicën e qyteteve.

Fluksi i madh i automjeteve, gjendja motorike e tyre, punimet në ndërtim, mungesa e brezit mbrojtës të gjelbër midis zonave të banuara dhe rrugëve kryesore janë disa nga faktorët e zhurmave në vend.

21 Dhjetori mbetet zona më e zhurmshme gjatë ditës jo vetëm e Tiranës, por e gjithë Shqipërisë. Sipas raportit më të fundit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për vitin 2022 këtu niveli i zhurmave ditën e tejkaloi me 25% standardin e OBSH dhe ligjit shqiptar”, raporton Tv Klan.

Në rang vendi Shkodra dhe Tirana janë dy qytetet më të zhurmshme. Shkodra prodhon ndotjen më të lartë akustike ditën, ndërsa Tirana gjatë natës.

Lajme të tjera |  Dita e rinisë/ 8 Dhjetori, të rinjtë e PD marshim-protestë në Tiranë: S’kemi luksin të festojmë

Pasojat deri në humbje të dëgjimit i përjetojnë drejtpërdrejtë qytetarët. Qytetet më të qeta rezultojnë Kukësi dhe Berati.

“Nga monitorimi i zhurmave urbane për vitin 2022 rezulton se në qytetin e Kukësit nuk kemi tejkalim të nivelit të zhurmave ditën dhe natën. Në qytetin e Beratit nuk kemi tejkalim të normës natën”, njoftoi AKM-ja.

Së fundmi përmes një udhëzimi të posaçëm janë përcaktuar edhe nivelet kufi të çdo lloj zhurme, që do të inspektohet nga policia e shtetit dhe ajo bashkiake. Për shkeljen e normave parashikohen gjoba nga 5 000 lekë deri në 50 mijë Lekë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us