Një tjetër klub i Serisë A do të bjerë në duart e pronarëve amerikanë. Bëhet fjalë për Udinezen, e cila i përket prej 39 vitesh familjes Poco dhe kjo shënon një ndryshim të rëndësishëm në futbollin italian.
Përflitet për një shifër rreth 150 milionë euro për kalimin e pjesës më të madhe të aksioneve të klubit. Familja Poco gjithsesi do të ketë në pronësi një pjesë të aksioneve, por jo kuotën kontrolluese të tij.
Para kësaj shitje të klubit, Xhino Poco është vënë në lëvizje për shitjen edhe të tre lojtarëve që kanë treg: Solet, Luka dhe Bizhol, për të sjellë rreth 70 milionë euro të tjera në arkat e tij. Më pas do të jenë aksionerët e rinj ata me të cilët do të planifikohet strategjia për sezonin e ardhshëm.