Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja kush janë zv/ministrat e rinj të zgjedhur nga Rama

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë vendosur ndryshime të tjera në përbërjen e qeverisë. Kryeministri Edi Rama i ka besuar Ilva Gjuzit pozicionin e zëvendësministres së Turizmit. Gjuzi, e cila u prezantua kohët e fundit si nënkryetare e Asamblesë së Partisë Socialiste, është promovuar në këtë rol pas një paraqitjeje të fundit në media.

Ndryshime ka pasur edhe në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku Blendi Gonxhe ka fituar një zëvendësministre të re. Blerta Rama është emëruar si zëvendësministre e kësaj ministrie.

“Blerta kthehet në Shqipëri pas 11 vitesh emigrimi dhe përvoje akademike e profesionale jashtë vendit. Ajo kthehet e vendosur, me ëndrrën që misioni i saj në jetë të përkasë me vendin ku u lind, duke kontribuar me kompetencat e saj profesionale në shërbim të Shqipërisë. Me një profil që i përket botës ekonomike dhe financiare, por njëkohësisht e pasionuar pas politikës ndërkombëtare, në tetor të vitit 2023 ajo mori vendimin për të ndjekur masterin e saj të tretë ekzekutiv në CERIS-ULB Diplomatic School of Brussels në “Politikat Ndërkombëtare”, shkruan Gonxhe.

Lajme të tjera |  Plane që nuk u ekzekutuan kurrë! Zbulohet komploti i Iranit për vrasjen e Pompeos dhe Bolton, Trump-Khameneit: Të kurseva vdekjen!

Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është liruar nga kjo detyrë për tu emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndërsa Silda Çepe është emëruar si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme./

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us