Ndryshime në ‘kupolën’ drejtuese të PD, 3 zonja marrin poste drejtuese

Mbledhja e kësaj të mërkure e grupit parlamentar demokrat është shoqëruar me ndryshime dhe në kupolën drejtuese të tij. Kështu tre zonja deputete tashmë do të kenë poste drejtuese. Raportohet se Ina Zhupa do të jetë zëdhënësja e grupit të PD, Elda Hoti sekretare ndërsa Albana Vokshi do të jetë nënkryetare e grupit të PD. Post që do e ndajë me deputetin tjetër demokrat, Ervin Salianji.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme, të zhvilluar në selinë e PD, një ditë para seancës plenare. Ky vendim duket se vjen pas shkarkimeve të bëra më datë 17 Prill në grupin e PD, ku Arbri Agalliu dhe Orjola Pampuri u shkarkuan nga postet që mbanin në grup. Agalliu si sekretar, ndërsa Pampuri si zëdhënëse.

Lajme të tjera |  “Kemi një mungesë me 35% të prokurorëve”, Olsian Çela prezanton në KLP raportin për 2024: Ulen çështjet e dërguara në gjykatë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us