Në një periudhë ku pjesa dërrmuese e lojtarëve të Kombëtares Shqiptare ka përjetuar rënie të ndjeshme në vlerën e tyre në tregun ndërkombëtar, por ka edhe nga ata që kanë pësuar rritje, Adrian Bajrami përfaqëson një rast të rrallë stabiliteti, por jo pozitiv për moshën që ka.
Kjo mund të shihet si sinjal i besimit që Benfika ka ende tek ai, pavarësisht se Bajrami nuk është një titullar fiks në skuadër. Ai vazhdon të jetë pjesë e planeve të së ardhmes në Lisbonë, dhe nëse gjen më shumë hapësira, vlera e tij mund të marrë një hov pozitiv.