Ndryshimi i regjimit në Iran-Trump ndryshon qëndrim: Iranianët janë njerëz shumë të mirë

Teksa është propozuar një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit, Donald Trump duket se ka ndryshuar qëndrimet e tij. Në fundjavë presidenti kishte hapur mundësinë për një ndërrim regjimi në Iran, pas bombardimeve ndaj Fordow, Natanz dhe Isfahan.

“Nuk është politikisht korrekte të përdorësh termin ‘ndryshim regjimi’, por nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë sërish të madh Iranin, pse nuk duhet të ketë një ndryshim regjimi???”-u shpreh Trump.

Por i pyetur për të sqaruar një postim në rrjetet sociale gjatë fundjavës ku ai përmendi mundësinë e ndryshimit të regjimit, Presidneti i SHBA, Donald Trump u tha gazetarëve se nuk e kërkon këtë gjë.

Lajme të tjera |  Zgjedhjet e 11 majit/ Ngushtohet diferenca nga rinumërimi! A do ia marrë Gjylameti mandatin Xhaçkës?

“Jo, nuk e dua. Do të doja të shihja që gjithçka të qetësohej sa më shpejt të ishte e mundur. Ndryshimi i regjimit kërkon kaos dhe idealisht nuk duam të shohim kaq shumë kaos. E dini, iranianët janë tregtarë shumë të mirë, njerëz shumë të mirë biznesi dhe kanë shumë naftë. Duhet të jenë mirë. Duhet të jenë në gjendje të rindërtohen dhe të bëjnë një punë të mirë. Ata kurrë nuk do të kenë armë bërthamore, por përveç kësaj, duhet të bëjnë një punë të shkëlqyer”, tha Trump.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us