“Ndryshimi nis nga vetja”/ Ilir Meta thërret mbledhjen e Konventës Kombëtare të PL-së: Do i japin fund nepotizmit dhe mosmbajtjes së përgjegjësive

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thirrur mbledhjen e Konventës Kombëtare të forcës politike që ai drejton.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta ka njoftuar se mbledhje do të zhvillohet më 27 prill në orën 10:00.

Ilir Meta shprehet se do të nisë një histori e re për 20 vitet që do të vijnë! ‘Me rregulla të qarta brenda familjes tonë politike që do i japin fund nepotizmit dhe mosmbajtjes së përgjegjësive’.

“Ndryshimi nis nga vetja!  Të dashur delegatë, ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë në Konventën Kombëtare historike të Partisë së Lirisë, në datën 27 prill 2024, ora 10:00.

Nisim së bashku një histori të re për 20 vitet që do të vijnë! Me rregulla të qarta brenda familjes tonë politike që do i japin fund nepotizmit dhe mosmbajtjes së përgjegjësive.

Lajme të tjera |  Përshkallëzim i rëndë / Irani lëshon 6 raketa balistike drejt bazës amerikane në Katar (PAMJET)

Me 5 prioritete kryesore në interes të Shqipërisë dhe me objektivin tonë madhor për 4 milionë shqiptarë + në vendin e tyre.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us