Ndryshon sërish ligji i turizmit, synon reduktimin e informalitetit

Pas konsultimit publik, është publikuar në Kuvend ligji “Për Turizmin” ku janë rishikuar ndryshimet si rezultat i mangësive dhe problematikave. Synim i këtij projektligji është reduktimi i informalitetit, duke parashikur rregullime ligjore për kategori të reja të strukturave akomoduese.

Ndryshimet janë orientuar drejt lehtësimit të procedurave të ushtrimit të veprimtarive turistike, me qëllim krijimin e një klime miqësore me biznesin, gjithashtu përmes këtij projektligji do të bëhet riorganizimi i insititucioneve përgjegjëse në fushën e turizmit.

Ndërkaq, gjatë procesit të hartimit të projektligjit Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me ministrinë e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, kanë organizuar tryeza konsultimi me grupet e interesit e ku janë diskutuar çështje që kanë të bëjnë me lehtësimin e procedurave të ushtrimit të veprimtarisë, përmirësimit të infrastrukturë etj.

Lajme të tjera |  Kandidatët preferencialë/ Orlando Rakipi kalon me vota deputetin “veteran” të PS! Blendi Gonxhja renditet i pari në listën e hapur të socialistëve

Ndërkaq efektet e pritshme nga ndryshimet e propozuara nisin nga reduktimi i informalitetit, krijimi i një klime të favorshme për subjekte që ushtrojnë veprimtari turistike, rritja e sigurisë së turistëve.

Gjithashtu një tjetër pritshmëri e këtyre ndryshimeve është dhe gjithëpërfshirja e pushtetit vendor, subjekteve që ushtrojnë veprimtari turistike, zhvillimi i turizmit përgjatë gjithë vitit përmes nxitjes së veprimtarive turistike në zonat rurale, natyrore, muzeale e historike.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us