“Në 100 ditët e para do ketë zero varfëri ekstreme”, Berisha zotohet në Fier: Mjerimin do e përjashtojmë nga Shqipëria

Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot në Fier ku prezantoi kandidatët e 11 majit për këtë qark.

Berisha tha se sheh entuziazëm dhe optimizëm në çdo qytet ku shkon.

Më tej kryedemokrati u zotua se në 100 ditët e para nuk do ketë më varfëri ekstreme në vend.

Sakaq, shton se mjerimin, PD-ja do e përjashton nga Shqipëria.

Berisha: Entuziazmi, energjia i popullit opozitar te fitorja ka bërë që era e demokracisë të fryjë në të katër anët e këtij vendi të bekuar. Jam sot para jush për të paraqitur së bashku me përfaqësuesit e ardhshëm projektin tonë për Fierin madhështor, Lushnjën madhështore, Mallakastrën madhështore.

Vij tek ju si përfaqësuesi i koalicionit më të madh opozitar të krijuar nga vitet 90. Vij me programin më të mirë, projektin që krijon një mundësi të re për çdo shqiptar dhe shqiptare, për çdo të ri. Projekti ynë nis jetën e tij me mbrojtjen e vlerave themelore të individit, familjes, shoqërisë. Ne besojmë se dinjiteti njerëzor është vlera e gjithë vlerave. Jemi të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 23 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us