“Në 11 maj nuk pati zgjedhje”, Dule fajëson dhe Berishën: Dështuam se edhe njerëzit tanë u blenë

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, doli sot përpara kamerave për t’iu bashkuar qëndrimit opozitar se zgjedhjet parlamentare nuk ishin të drejta.

“Për vlerësimi tonë, nuk ka pasur zgjedhje në 11 maj. Ka pasur një proces tjetër, dhe sfida është për gjuhëtarët t’i gjejnë një emërtim. Nuk ka lidhje me zgjedhjet siç ato konceptohen dhe implementohen në vendet demokratike”, tha Dule

Por ndonëse thotë se nuk kishte zgjedhje, pjesë të përgjegjësisë për rezultatin bën edhe opozitën duke u shprehur se është detyrë e saj për të ndryshuar realitetin.

“Është çështje e shoqërisë sonë, e zgjedhësve tanë, që të reagojnë. Në çdo vend tjetër pas një procesi të tillë si ai i 11 majit, protestat do të ishin të pandalshme. Ne kemi fenomene të tjera sociale që kanë ndodhur në vendin tonë, qytetari ndihet i mundur, këtu është përgjegjësia e opozitës. Dështuam sepse edhe njerëz nga radhët tona u blenë apo ranë viktima të presionit”, tha Dule.

Përpara fjalëve të përgjithshme Vangjel Dule mori edhe pyetjen konkrete se cili do të jetë aksioni opozitar.

“Hapi i dytë, pasi të presim edhe raportin përfundimtar të OSBE ODIHR do të shkojmë në hapa konkret se si do të jetë reagimi zyrtari i opozitës, pjesëmarrja në parlament, protestat, demonstratat”.

Krahas kritikave për zgjedhjet parlamentare, Dule u ndal edhe te qëndrimet e PBDNJ-së për çështjen e minoriteteve duke kërkuar ndryshime ligjore në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Lajme të tjera |  Rama e kthen në ritual, i gjunjëzohet për herë të tretë kryeministres Meloni

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us