“Në 12 vite Rama vendin bosh”, Berisha në Berat: Të shpëtojmë vendin, të ndalim të keqen me atdhetarinë tonë

Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot në Berat për takimin përmbyllës në këtë qark në prag të zgjedhjeve të së dielës.

Berisha në fjalën e tij akuzoi Ramën dhe qeverinë se ka zbrasur Shqipërinë nga rinia.

Ai i bëri thirrje demokratëve të votojnë më 11 maj për të ndalur të keqen dhe për të shpëtuar vendin me atdhetari.

Berisha: E diela është nesër. Në duart tona është më afër se kurrë. Më e sigurt se kurrë fitorja e çdo opozitari dhe çdo shqiptari që ndjen në dejet e ti, gjak shqiptar, në shpirtin e tij përgjegjësinë ndaj Beratit, Skraparit, Dimalit, Shqipërisë. Më 11 maj qytetarët e Beratit dhe Shqipërisë ftohen në vendimin e tyre historik.

Në vendimin e tyre më të rëndësishëm për tu ndarë me një të keqe të madhe që varfëroi ata nga viti në vit 12 vite më radhë. Në mënyrën më të pamerituar la klasat e shkollave tona pa nxënës, shtëpitë pa fëmijë, djepet bosh, të moshuarit në vetmi të thellë. Asnjë nga ne, kurrë nuk mund të imagjinonte një Shqipëri të tillë në vite lirie. Por kjo është realitet. Ta shpëtojmë këtë vend, ta ndalim këtë të keqe me vetëdijen tonë, me atdhetarinë tonë.

Lajme të tjera |  Aksident i frikshëm në Peshkopi, makina humb kontrollin dhe përfundon brenda floktores, plagoset rëndë polici dhe berberi!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us