Në “Allianz Arena” për trofeun e Champions-it, publikohen formacionet e PSG-Inter

Është dita më e shumëpritur e sezonit të futbollit evropian. Për herë të parë në histori, PSG dhe Inter do të përballen me njëra-tjetrën dhe Champions League është në lojë në Mynih.

Takimi do të zhvillohet në orën 21:00 në “Allianz Arena”, ku do drejtoj gjyqtari rumun Istvan Kovacs. Luis Enrique preferon Doue se Barcola për të kompletuar repartin ofensiv me Dembele dhe Kvaratskhelia.

Për pjesën tjetër, asnjë surprizë në formacionin titullar të parisienëve. Simone Inzaghi vendos titullar Pavard përpara Bisseck, në sulm Thuram dhe Lautaro kthehen së bashku, dyshja e fundit që nga fillimi në Barcelonë.

PARIS SAINT-GERMAIN (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Neves, Vitinha, Fabian Ruiz; Doue, Dembele, Kvaratskhelia

Trajneri: Luis Enrique.

Lajme të tjera |  FOTO/ Jasir Asani “kopjon” Mirlind Dakun, mëngjarashi surprizon në rrjetet sociale

INTER (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro

Trajner: Simone Inzaghi.

Arbitër: Istvan Kovacs

Stadiumi: “Allianz Arena” (Mynih)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us