Lionel Messi është ëndrra e madhe e kësaj vere për klubin e Al Hilal-it.
Në Arabinë Saudite raportojnë se babai i yllit argjentinas do të ketë një takim me drejtuesit sauditë në ditët në vijim
Futbollistit iu bë një ofertë prej 1.4 miliardë eurosh, por ai e refuzoi atë, sepse familja e tij dëshironte të shkonte në Amerikë.
Presidenti i klubit saudit, Fahd bin Nafel, ndodhej një vit më parë në SHBA, dhe aktualisht ndodhet atje për të ndjekur Kupën e Botës për Klube.
Në Amerikë, në ditët në vijim, do të ketë një takim midis drejtuesve të klubit saudit dhe Jorge Messit, për të kuptuar nëse familja e argjentinasit është gati për një transferim në Arabinë Saudite.
Në rast të një përgjigjeje pozitive, sfida me CR7 që ka qenë në qendër të futbollit europian nga viti 2008 deri në vitin 2020 do të rikthehej.
Të dy janë përballur në total 36 herë: 16 fitore për argjentinasin që ka shënuar 22 gola, kundrejt 11 fitoreve të portugezit, me gjithsej 21 gola.
Por në sezonin e ardhshëm në Ligën Profesioniste Saudite, shifra të tilla mund të ndryshojnë.