Në Arabinë Saudite e bëjnë të kryer, Inzaghi pranon ofertën e Al Hilal

Aventura e trajnerit Simone Inzaghi në stolin e Interit mund të përfundojë më 31 Maj. Sipas “SSC” në Arabinë Saudite, tekniku zikaltër ka dhënë miratimin për mbylljen e marrëveshjes me Al Hilal.

Madje thuhet se Inzaghi do të drejtojë ekipin saudite edhe në Botërorin e Klubeve që nis muajin e ardhshëm.

Gjithnjë sipas medias nga Arabia Saudite, tekniku italian do të njoftojë largimin nga Interi pas përfundimit të finales së Champions League ndaj PSG-së.

Bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare, me pagë neto prej 25 milionë Eurosh. Gjithashtu tek Interi i kanë ofruar rinovimin deri në vitin 2027, me një pagë prej 7 milionë Eurosh, shumë larg asaj që i ofrohet nga Al Hilal.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Real Madridi me “timonier” të ri, Xabi Alonso rikthehet në Spanjë pas 11 vitesh

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us