Në ‘Arrest shtëpie’, por…ia ‘mbath’! 39-vjeçari nga Fushë-Kruja arrestohet në Vlorë

Një 39-vjeçar i identifikuar me inicialet A.K nga Fushë-Kruja është vënë në prangat e Policisë së Vlorës këtë të mërkurë pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, dhënë më herët nga Gjykata. 39-vjeçari kishte udhëtuar nga Fushë-Kruja në Vlorë dhe pse nën arrest, duke i shpëtuar kontrolleve. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se A. K. iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fushë Krujë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë kapën shtetasin A. K., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masë e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Shtetasi A. K. iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fushë Krujë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lajme të tjera |  'Ethet' e Shqipëri-Serbi! Serbët me kuzhinierin me vete në Tiranë, Policia ‘blindon’ kryeqytetin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us