Vllaznia – Egnatia është sfida finale për titullin kampion të këtij sezoni. Shkodranët dhe rrogozhinasit do të bëjnë mes tyre llogaritë për trofeun.
Sfidë kjo që është programuar të zhvilllohe më 12 maj në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare”. 90-të minuta shumë të luftuara do të priten mes kuqebluve dhe kampionë aktualë.
Diçka të tillë e thonë edhe statistikat e përballjeve direkte të këtij sezoni. Në 4 herë që janë sfiduar në këtë sezon, Vllaznia dhe Egnatia kanë fituar nga 1 sfidë, ndërs 2 duelet e tjera mes tyre kanë përfunduar në barazim.
Në baraspeshë totalle mes tyre, do të luftohet për çdo centimetër të fushës për fitoren në ndeshjen e së hënës.