Ditën e sotme do të luhen edhe 5 ndeshje të grupit A të Kategorisë së Dytë të vlefshme për javën e 18-të. Sfida mjaft interesante, ku në lojë është çdo vend në tabelë, nga kreu deri te mbijetesa.
Murlani do të presë në shtëpi skuadrën e Adriatikut, ndërsa Gramshi udhëton në transfertë për t’u përballur me Naftëtarin. Në krahun tjetër, Albanët e vendit të fundit, do të luajnë kundër Valbonës që renditet e dyta.
Në ndeshjet e tjera, Besëlidhja pret në shtëpi Tërbunin, ndërsa skuadra e Sopotit luan në transfertë përballë Veleçikut. Këtë javë, skuadra e Ilirisë është pushim.
Ndeshjet:
Murlani-Adriatiku
Naftëtari-Gramshi
Albanët-Valbona
Besëlidhja-Tërbuni
Veleçiku-Sopoti
Iliria PUSHIM