“Në futboll suksesi nuk është i garantuar”, Thomas Brdaric: Duhen parime të qarta dhe specifike

Thomas Brdaric është një nga trajnerët më aktiv në rrjetet sociale. Timonieri i shkodranëve herë pas herë bën postime, ku nuk nguron të përgëzojë lojtarët për paraqitjen e tyre apo tifozët për mbështetjen.

Këtë herë ka bërë një tjetër postim mjat interesant. Brdariç shkruan se në futboll asnjëher suksesi nuk është i garantuar dhe se duhen parime të qarta dhe specifike. Gjithashtu ka precut edhe çështjen e zëvendësimeve, ku sipas tij janë pjesë integrale e këtij procesi, ndërsa duhen për të rifeskuar ekipin në momente kyçe gjatë lojës.

“Futbolli fitohet në momente kyçe dhe suksesi nuk është kurrë i garantuar. Kërkon stërvitje të saktë, instinkte të mprehta dhe dhënien e impulseve të duhura në kohën e duhur. Zëvendësimet janë një pjesë integrale e këtij procesi, duke ofruar energji të freskët dhe rregullime strategjike kur loja është në linjë. Duke u fokusuar në parime të qarta specifike për futbollin, ne përgatitemi për të kapur këto momente vendimtare dhe për të formësuar rezultatin me qëllim dhe saktësi”, shkruan Brdaric.

Lajme të tjera |  Tensionet para ndeshjes/ Serbët provokohen nga gjithçka: Varet nga lojtarët tanë të qëndrojnë të qetë...

Kujtojmë se në fundjavën e kaluar Vllaznia mori një fitore të rëndësishme ndaj Teutës në “Loro Boriçi”. Shkodranët triumfuan 2-1 dhe tashmë ndodhen vetëm 2 pikë larg Partizanit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us